Shqiptari tenton të grabisë biznesmenin e famshëm
Grabitësit kanë tentuar të dielën që të thyejnë shtëpinë e biznesmenit të famshëm, Hennie van der Most në Gorssel të Holandës.

Hennie van der Mos
Agjentët e policisë arritën të kapin një prej hajdutëve, kurse një person i dytë edhe pse u ndoq me helikopter nuk u kap dot.
Van der Most arriti të dallonte dy grabitësit nga kamerat e sigurisë ndërsa mbanin diçka në duar.
Pas kësaj, ai lajmëroi menjëherë policinë.
Grabitësit kanë tentuar të paktë katër herë të hyjnë në vilën e biznesmenit të njohur, por pa ia arritur dot qëllimit.

