Shqiptarit i gjendet 25 kg heroinë e kokainë në qesen e plehrave
Një sasi prej 25 kg heroinë dhe kokainë është sekuestruar nga policia italiane në banesën e një shqiptari.
Në pranga përfundoi 25 vjeçari Klodian Hakballa, i cili është arrestuar nga policia në Livorno.
I riu me qëndrim të parregullt në Itali, ishte pikasur të hynte dhe të dilte nga një vilë private në Calzabigi.
Në momentin e ndalimit, shqiptari kishte me vete një shumë prej 1350 eurosh, çka ngritën dyshime tek policia dhe më pas vendosën të ushtronin kontrolle të mëtejshme në banesën e tij. Lënda narkotike është gjetur në një punishte pranë banesës.
Pas gjetjes së lëndës narkotike, rezultoi se shqiptari kishte mbi 23 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, dhe një material tjetër tip gaz lotsjellës.
Pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në një qese për mbledhjen e mbeturinave.
25 vjeçari me kombësi shqiptare u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.




/Ora News/

