Shtëpia laborator droge, çifti shqiptar kapet me 1 kg heroinë
Dy shqiptarë janë arrestuar me një sasi prej 1 kg heroinë në Modena të Italisë. Në pranga përfunduan shqiptarët me iniciale A.A, 36-vjeç, dhe C.M, 27 vjeçe.
Policia ka identifikuar një automjet tip Mercedes që qarkullonte në mënyrë të dyshimtë, teksa merrte pasagjerë në autostradën Tollgate në Modenën e veriut, duke qarkulluar me shpejtësi të lartë për në San Donnino.
Përveç heroinës, policia u ka gjetur atyre edhe 5.4 gramë kokainë si dhe 590,00 euro para të gatshme. Më pas, policia ka zhvilluar edhe një kontroll në banesën e 36-vjeçarit në Paganine.
Partnerja e tij shqiptare është përpjekur të fshehë lëndën narkotike duke hedhur në çati tre pako heroinë me peshë 1 kg e 579 gram.
Policia ka gjetur edhe materiale të posaçme për paketimin e drogës në kuzhinën e banesës (në foto).
Në dhomën e gjumit, policia gjeti edhe 5 mijë euro të tjera. Shqiptari është dërguar në burg, ndërsa gruaja është lënë në arrest shtëpiak.

