Shtetrrethim në gjithë Shqipërinë. Mbyllen lokalet dhe restorantet në gjithë vendin deri më 3 prill

Në Shqipëri vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi. Ditën e sotme Task Forca e ngritur nga qeveria për këtë pandemi njoftoi se numri i të prekurve ka arritur në 33. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë mbyllur shumicën e pikave doganore me Shqipërinë. Ndërkohë që Shqipëria mbylli kufirin me Greqinë.

Ndërkohë qeveria ka vijuar të marrë masa shtrënguese për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Sot Tirana dhe Durrësi kanë qenë në shtetrrethim. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se masat e forta të karantinës do të merren edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit.

Nga dita e diel do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje, Shkodër-Lezhë. Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit, Korçës. Nëse do të këputen lidhjet me autobusët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës. Autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se baret, restorantet dhe fast fudet do të jenë të mbyllura deri më 3 prill në gjithë vendin. Në urdhrin e firmosur nga ana e ministres Ogerta Manastirliu bëhet e ditur se ky vendim përjashtohen shërbimi vetëm në banesë, për shpërndarje, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara. “Përdorimi i shërbimeve të bareve dhe restoranteve në strukturën akomoduese vetëm për qytetarët e akomoduar në strukturën përkatëse vetëm për qytetarët e akomoduar në strukturën akomoduese, deri në datën 3 prill. Strukturat akomoduese ndalohen të ofrojnë shërbim bar dhe restorant për qytetarët që nuk janë klientë të strukturës akomoduese, deri në datën 3 prill 2020″, thuhet në pikën 3 dhe 4 të këtij vendimi.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e restoraneve dhe lokaleve

VIDEO/Deklarata e kryeministrit për masat e reja 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2597532770570820/

SHKARKO APP