Shtetrrethim total deri të hënën, anulohen lejet e mëparshme. Policia: Ja cilat makina mund të lëvizin

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bën me dije se lejet e mëparshme për qarkullimin e automjeteve janë anuluar, për shkak të masave të reja të shtetrrethimit.

Në komunikatën zyrtare theksohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm “mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery)”.

Sipas policisë, të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Te gjitha autorizimet e dhëna nga Policia pezullohen nga ora 13.00 e dites se sotme deri ne oren 05.00 te dates 23.03.2020. Pra nuk kane vlere vetem per kete periudhe kohere jane te shfuqizuara vetem per kete periudhe kohore prej ores 13:00 sot deri ne oren 05:00 te mengjesit te datet 23.03.2020″, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:

Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery).

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.

SHKARKO APP