Shtyhet afati i aplikimeve për ciklin e dytë të studimeve
Universitet publike dhe ato private kanë shtyrë afatin e aplikimeve për të ndjekur ciklin e dytë të studimeve, master profesional dhe shkencor.
Në kuadër të autonomisë universitare, universitetet i kanë dhënë studentëve më shumë kohë në dispozicion edhe për transferimet e këtij cikli.
Sipas drejtuesve të fakulteteteve, kjo shtyrje vlen vetëm për studimet e nivelit master brenda të njëjtit program studimi, ose në një program të ngjashëm.
Studentët e rretheve te cilët duan të ndjekin studimet në Tiranë, kanë të drejtën për të riaplikuar në përputhje me mesataren dhe rezultatet e vitit të parë të studimit.
Shtyrja e aplikimeve për ciklin e dytë të studimeve është pa afat, deri në plotësimin e kuotave.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, universitetet gjithashtu i kanë përcaktuar vetë kuotat e pranimeve. Formula që kanë zgjedhur është jo më kuota fikse, por kuota që përcaktohen sipas vendeve që lirohen nga studentët. Sipas të dhënave nga fakultetet, Ekonomiku parashikon përmbushjen e 250 kuotave, nisur nga aplikimet për çregjistrim të studentëve. Politekniku 150, Mjekësia 80, Drejtësia 70, Shkencat Sociale 100./

