Shtyhet seanca për Alket Hatinë, avokati: Nuk mund të dënohet dy herë

Gjykata e Durrësit  mori në shyrtim çështjen  në ngarkim të Alket Hatijajt, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ne seancën e parë te zhvilluar prokurori njohu trupin gjykues  me dosjen Hatija dhe kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë

I akuzuari Hatija , i  shpallur në kërkim u përfaqesua  nga avokati,  i cili tha se ai e ka kryer dënimin për veprën penale që e kërkon drejtësia italiane dhe se nuk mund të dënohet dy here për të njëjtën vepër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u njoh me kerkësen e prokurorit dhe pales mbrojtese gjyqtari i cështjes vendosi të shtyjë seancën me 22 nëntor me qëllim shqyrtimin e dokumentacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alket Hatija u arrestua më  8 korrik të ketij viti me urdhër të Prokurorisë së Durësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike.

Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lire nga gjyqtari   Petraq Çuri, duke i dhënë masen detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas  mungonte një kërkesë e Ministrië së Drejtësisë.

Prokuroria e coi cështjen në gjykatën e Apelit,  duke paraqitur si prove  edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese  “arrest me burg” për qëllime  ekstradimi.

Alket Hatija u arrestua për here të parë  në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramë heroinë në  Itali.

Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?