Shtyhet seanca tek Gjykata e Krimeve të Rënda për Artur Zoton
Shtyhet seanca gjyqësore te Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve, Artur Zoto, i cili akuzohet për korrupsion.
Në seancën e sotme pritej të dëshmonte ish-zëvendësi i Zotos, Iliaz Labi, i bashkëpandehur me Zoton për një procedim.
Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje.
Prokuroria e Krimeve të Rënda duke u bazuar në një sërë telefonatash të përgjjuara ka ngritur dyshime për implikimin e Zotos në abuzimet që janë bërë me këtë tender.
Ish-drejtori i Burgjeve u arrestua me 21 shkurt 2017.

