Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Saimir Tahirin, dy prokurorë me Covid
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi siç raporton News24 dy prokurorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Vetë ish-ministri Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.
Ishte pikërisht Gjykata e Lartë që riktheu për rishqyrtim në GJKKO dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

