Shtypi i huaj dhe raportet tronditëse, Shqipëria ”e keqja e Europës”

Nga: Redjon Shtylla

Shtypi i huaj, sidomos ai Europian, ky politika shqiptare thotë se po punon për të na bashkuar me BE-në, çdo ditë e më shumë shkruan për shqiptarët dhe Shqipërinë. 99% e artikujve lidhen me botën e krimit, drogë, vrasje, prostitucion dhe raporti tronditëse. Lajmi më i fundit është ai i arrestimit të 64 shqiptarëve, në një mega-operacion në mbi 5 shtete të Europës. Apo dhe shkrimi se Gjermania është “bordello” më e madhe e Europës, shkruan nga prestigjiozja franceze “Le Point” në një artikull ku thotë se këto punonjëse vijnë kryesisht nga Shqipëria. Kudo që kapet drogë, tek mediet e huaja do të gjesh të përfshirë shqiptarë apo Shqipërinë. Por kjo nuk vjen nga hiçi. Janë raportet e huaja ato që tregojnë nivelin e Shqipërisë, si në aspektin ekonomik por dhe atë social.

Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në botë Shqipëria citohet si ”Kolumbi”, në vend raportet japin shifra të frikshme sa i takon të drejtës së individit. Dhuna ndaj grave dominon, sipas OSBE-së, shoqëritë në Shqipëri e Kosovë. Një studim i realizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në kontinentin e vjetër ka dalë në përfundimin se 16 milionë gra në rajonin e Europës Juglindore kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre nga mosha 15-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk janë vetëm gazetat Europiane dhe Raportet zyrtare por dhe vetë politike e BE-së që flet për bllokim të Shqipërisë. Hollanda ”kërcënon” me kthim të vizave për shqiptarët, Franca është e shqetësuar për azilkërkuesit shqiptarë, ku jo më pak se dje në atdhe u kthyen 50 shqiptarë. Belgjika e shqetësuar nga krimi dhe Britania, e cila shqiptarët i ka emëruar si ”mafie shqiptare”. Ekspertët britanikë kanë dalë në konkluzionin se mafia e pamëshirshme shqiptare po dominon tashmë tregun me një vlerë prej 5 miliardë paund të kokainës në Britaninë e Madhe. Bandat e dhunshme nga vendi ynë thuhet të ketë marrë ngadalë ngadalë kontrollin e tregtisë së lëndëve narkotike në Britani, pasi u zhvendosën drejt ishullit qysh në fazat e hershme pas rënies së komunizmit, në vitin ’90.

Ideja e një mafieje shqiptare, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë. Po ashtu, bën që publiku të largohet nga thelbi, që është se krimi i organizuar është një kombinim i strukturave dhe roleve të ndryshme, që luhen nga një larmi individësh. Të qenit nga e njëjta etni mund ta lehtësojë sistemin e shpërndarjes, në një farë mënyre por nuk e krijon.

Europol “spastron” mafian shqiptare

64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, me veprimtari në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali janë arrestuar nga Europol. Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash. Në njoftim thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit dhe në operacion u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane. Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe. Nga të arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropolitane. Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale.

Raporti i DASH

Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane. Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian. Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. ”Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi”. Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Të drejtat e fëmijëve shkelen

53% e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe 47% e fëmijëve viktima të dhunës e të abuzimit u cenohen të drejtat. Një nga të drejtat më pak të plotësuara të fëmijëve, sipas raportit të pestë periodik në Shqipëri, është e drejta për kohë të lirë dhe argëtim, si dhe për standard të mjaftueshëm jetese. Fëmijët janë të detyruar të gjejnë hapësirat vetë për të luajtur. ”Të drejtat e mia janë që të argëtohem që nuk e bëjmë shpeshherë, sepse me shkollën mbasdite nuk na del koha. Kur dalim e kemi shumë me frikë se trotuaret janë shumica të bllokuara dhe detyrohemi të dalim nga rruga e makinave”, deklaron një vajzë e mitur. Edhe prindërit e gjyshërit shprehen të pakënaqur që instancat përgjegjëse nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre mbi të drejtat e fëmijëve. Të cenuara janë edhe të drejtat civile të fëmijëve, si liria e shprehjes, privatësisë,mendimit dhe fesë. Alarmante mbetet e drejta në lidhje me punën e fëmijëve, pasi 37% e tyre sipas raportit nuk u plotësohet.

Shqiptarët “sundojnë” tregun e kokainës në Britani

Në muajt e madje në vitet e fundit, mediat britanike kanë raportuar shpesh për një rritje të rrezikshme të krimit të organizuar shqiptar, duke iu drejtuar si “mafia shqiptare”. Këto grupe raportohen si të lidhura me trafikun e qenieve njerëzore nga Ballkani, si dhe si ndikues për rritjen e dhunës në botën e krimit. Duken sikur kanë marrë territor domethënës në fushën e kokainës, por jo vetëm. NCA, Agjencia Kombëtare e Krimit (në Britani) ka deklaruar se edhe pse grupet shqiptare përbëjnë vetëm 0.8% të krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ata luajnë një rol të madh në tregun e kokainës. NCA ka deklaruar gjithashtu se marrja e këtyre grupeve me trafikun e qenieve njerëzore është veçanërisht shqetësuese, pasi përfshin kryesisht viktima nga Shqipëria ose nga vendet fqinje. Grupet i joshin viktimat për të udhëtuar në Britani me premtime të rreme për vende pune. Por nuk ka asnjë provë se grupet që merren me drogë, sidomos me kokainën, merren edhe me trafikun njerëzor. Megjithatë, autoritetet në Britani nuk ngurrojnë t’i përshkruajnë shqiptarët si organizatorë të një rrjeti të mirëfilltë që vepron në fusha të ndryshme të krimit, me shkelje nga më të rëndat. Shqiptarët punojnë me grupe të tjera, si Ndrangeta dhe “Hells Angels”. Sigurisht që është e mundur që disa kriminelë shqiptarë mund të kenë akses të drejtpërdrejtë te burimet e drogës, sidomos kokainës, në vende prodhuese si Bolivia apo Peruja, por këto grupe janë më shumë të lidhura me shpërndarësit, se me trafikuesit. Kjo do të thotë që ata merren me kokainë pasi ajo të ketë hyrë në portet përkatëse, dhe punojnë vetëm në sajë të marrëveshjeve që kanë me grupet që merren realisht me trafikun, si klanet e Ndrangetës kalabreze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?