Shuhet Arben Puto, historiani që kurrë nuk i ndërroi idetë

Ndërron jetë i pari shqiptar me emrin Arben
Nga ROLAND QAFOKU
Ishte historiani më i vjetër por mua më ngjante nga më të rinjtë. Kam patur fatin ta intervistoj disa herë akademikun Arben Puto dhe për disa çështje me të edhe nuk isha dakord. Por asnjëherë nuk kam dyshuar në idealizimin e tij, në sinqeritetin e tij dhe në mënyrën krejt ndryshe të të bërit punë shkencore.Kurrë nuk merrte poza, kurrë nuk mburrej, kurrë nuk fliste pa e parë një dokument dhe kurrë nuk jepte përfundime të prera.

Kështu ngjau edhe atë dhjetor 1990 teksa jepte intervistë në “Zërin e Amerikës” dhe ishte ndër të parët që denoncoi regjimin komunist. Ishte ndër të parët që themeloi Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Ishte ndër të parët që bëri një botim të plotë të historusë politike të Shqipërisë. Por kurrë nuk I tradhëtoi idetë e veta në çdo rrethanë. Kam qenë në një bisedë në studi te “Opinioni” me kolegun Fevziu dhe debati I tij me Fatos Lubonjën I kaloi çdo cak por Puto I kujtoi se ishte ai që kishte kërkuar lirimin e tij.

Po të lexosh edhe sot librin “Shqipëria në analet e diplomacisë angleze” të botuar gjatë komunimit, rrallë gjen gabime ideologjike. Mund të thuhet se ishte ndër të paktë libër historie të regjimit komunist që mund ti referohesh edhe sot nëtë cilin edhe historian Bernd Fisher ka gjetur arsyen për të shkruar se Puto ishte nga historianët e rrallë seriozë të komunizmit.

Jam konsultruar me professor Puton disa herë gjatë përgatitjes së librit tim “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë” dhe pika e tij e dobët ishte kolaboracionizmi. E kundërshtotja me argumentetet e mia por edhe pse kishte kaluar një çerek shekulli nga rrëzimi i komunizmit ai kurrë nuk I ndryshoi idetë dhe mendimet e veta për Mustafa Krujën, Gjergj Fishën për të cilët kishte shkruar gjatë regjimit.

Arben Puto ishte I tillë deri në fund të jetës së tij. Një plak I moçëm që kurrë nuk e tregonte moshën që kishte për shkak të energjive që kishte. Të vetmen mburrje që bënte vetes ishte se mbante emrin Arben. “Jam I pari shqipar që e kam këtë emër. Ma vendosi babai me idenë e bërjës së arës, pra Arë-bën. Pas meje ky emër u bë nga më të njohur në Shqipëri”. Ky ishte profesori, akademiku Arben Puto.

SHKARKO APP