Shuhet ëngjëlli! Sëmundja e rrallë i merr jetën Kejsit
Aktualitet E Mërkurë, 14 Korrik 2021 21:41
Vogëlushja Kejsi Prizrendi, e cila u prek nga një sëmundje e rrallë në ditët e fundit të shtatorit, ka ndërruar jetë në një klinikë në Itali.
Vajza ishte diagnostikuar me Stevens-Jonson, një sëmundje e rrallë që prek 1 në 1 milion persona.
Për ta ndihmuar, në Durrës nisi një fushatë sensibilizimi për të mbledhur fonde për kurimin e saj, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë.

