”Si do të ecë në rrugët e qytetit pa ty?”. Duhet të përlotemi nga fjalët e mikeshës së Adelës
Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares dhe prezantueses, Adelajda Xhamani, ka tronditur të gjithë ata që të paktën një herë në jetë e kanë parë. Mes mijërave dhe qindrave mesazhe ngushëlluese për vajzën nga Kavaja që diti të sfidonte dhe të ngjiste shkallët e karrierës, mikesha e saj, Iva Kalemi mes mos pranimit të ndarjes dhe dhimbjes që po i lë ikja e Adelës, ka shkruar fjalët që nuk e kishte imagjunuar kurrë. Sot ajo i jep lamtumirën. Për të gjithë ndarja nga jeta e Adelës është ende e pabesueshme, ashtu siç edhe Iva e përmend.
”Shpirtit tim nuk i del dot asnjë fjalë për ty veçse dhimbje dhe pengje! Jeta ime pa ty ishte bosh, kur s’të takoja një ditë, as nuk arrij të imagjinoj si po i shty këto ore, teksa mendoj që është e gjitha një ëndërr e keqe dhe pres të mbarojë ky ankth”,-shkruan ajo në një status të ngarkuar emocionalisht.
Më tej ajo rrëfen planet me Adelën dhe në fund, e mbyll me fjalët: ”Tani do ndriçosh lart si ëngjëll për të gjithe ne. Por do jesh gjithmonë e jona me ne dhe për ne. Të dua në infinit”.
Adelajda humbi jetën dje dhe mendohet se shkak ishte ataku kardiak.
Statusi i plotë
Shpirtit tim nuk i del dot asnjë fjalë për ty veçse dhimbje dhe pengje! Jeta ime pa ty ishte bosh, kur s’të takoja një ditë, as nuk arrij të imagjinoj si po i shty këto ore, teksa mendoj që është e gjitha një ëndërr e keqe dhe pres të mbarojë ky ankth. Si do të ecë në rrugët e qytetit pa ty, si mund të shkoj në kinema pa ty, planet e pushimeve tona pa ty. Gjithçka pa ty… Ishim katër, por ti e theve premtimin dhe tashmë jemi tre qyqare pa ty o ëngjëlli ynë. Të të përcjell ty sot për në banesën e fundit, gjëja e fundit që më kishte shkuar ndërmend, sidomos pas planeve tona për të shkuar në Korçë fundjavën e ardhshme! Ti ishe një dritë e mbushje zemren time pas çdo zbrazetie, ishe një yll i bukur që na zbukuroje të gjithëve. Tani do ndriçosh lart si ëngjëll për të gjithe ne. Por do jesh gjithmonë e jona me ne dhe për ne. Të dua në infinit.


