Si do të jetë protesta e 11 shkurtit, ora 12.00?

Para çdo proteste të PD dhe opozitës flitet se do të bëhet nami në Tirana dhe konkretisht para kryeministrisë.

Kështu janë përbetuar Basha, Berisha dhe Meta.

Por pas protestës drejtuesit u janë drejtuar njerëzve: Ikni tani, se Rama i ka ditët e numëruara!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Edi Rama vazhdon në krye të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe për protestën e kësaj të shtune po flitet se do të jenë mbi 100 mijë njerëz në bulevardin kryesor të Tiranës. Berisha ka deklaruar se “revolucioni” filloi dhe se 11 shkurti do ta fshijë Edi Ramën.

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, që njihet si një ndër njerëzit më të kulturuar te PD, edhe ai ka kërkuar që dita e shtunë duhet të jetë rebelim ndaj pushtetit të kryeministrit dhe jo fjalime apo e qetë.

Ilir Meta akoma nuk po zbulon skenarin e datës 11 shkurt, por po mobilizon gjithë skalionet militante për para kryeministrisë.

Tani pyetja që shtrohet dhe ka nevojë për mendimin tuaj që mund ta komentoni: Si mendoni se duhet të jetë dita e shtunë, fjalime dhe ikni në shtëpi apo rezistencë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?