Si do të spiunohen gjyqtarët dhe prokurorët

Genta Tafa, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë me  prova gjatë rivlerësimit.

Publiku mund të bëhet aktor i rëndësishëm në procesin e vettingut ndaj çdo gjyqtari apo prokurori, ndaj të cilit posedohen të dhëna kompromentuese që nga korrupsioni, fshehja e pasurisë, kontaktet me individë që i përkasin krimit të organizuar e deri tek shkelja e etikës dhe zvarritja e proceseve nga njerëzit e drejtësisë. Për këtë arsye, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ftoi publikun që të përdorë faqen e internetit për të denoncuar rastet e hasura të abuzimeve, shkruan Shekulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit të shpërndarë, çddokush mund të klikojë në faqen online kpk.al, ku në krahun e djathtë të saj gjendet formulari i denoncimit prej publikut. Në formularin që mund të plotësohet online apo edhe të dorëzohet me postë, denoncuesi duhet të vendosë emrin e mbiemrin së bashku me numrin personal të kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit. Më tej të plota duhet të vendosen identiteti i gjyqtarit apo prokurorit të denoncuar, si edhe nëse është dorëzuar më herët ndaj tij një ankesë dhe në cilat organe – pyet Komsioni i Pavarur i Kualfikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshkruani në mënyrë të saktë – udhëzohet më tej – shkeljet që po denoncohen, si dhe çdo provë apo të dhënë që posedohet, që nga dokumentat deri tek fotografitë. Ndërkohë, në njoftimin për shtyp KPK sqaron se misioni i këtij organi nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna lidhur me veprime korruptive që më pas kanë ndikuar në vendimmarrje. Të parët që do të verifikohen janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, si edhe kandidatëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Dy ditë më parë u vendos që gjashtë gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës të kalojnë në proces vetingu ndërsa përzgjedhja është bërë nëpërmjet një shorti. Shorti i hedhur përcaktoi se gjyqtarët Brunilda Kadi, Brunilda Kasmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli, Alma Brati dhe Bledar Abdullai do të kalojnë për verifikim. U përzgjedhën gjithashtu 25 dosje që kanë gjykuar këta gjyqtarë dhe më pas do të kalojnë në filtrin e anëtarëve të komisionit të vetingut. Në ditët e kaluara shorti për procesin e vetingut është hedhur edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku më 13 nëntor u hodh shorti për dosjet e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj dhe Nertina Kosova, të cilët janë kandidatë për në KLGJ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?