Si janë helmuar burimet ujore të Shqipërisë nga ndotja 30-vjeçare
Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI
Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Vështirë të gjesh në Shqipëri përrenj ose ndonjë lumë pa u prekur nga ndotja e shkaktuar nga mbetjet dhe shkarkimet e ujrave të ndotura.Për të perceptuar pasojat, helmatisja e burimeve ujore mbase është e krahasueshme me helmimin e gjakut tek njerzit ose gjallesat. Të pallogaritëshme janë pasojat. Shumë « përse » mund të ngrihen : Përse ndodhi ? Si ndodhi ? Përse shqiptarët janë kaq të papërgjegjshëm ndaj vëndit të tyre?Ku ishte shteti ? Kush mban përgjegjësi ? Ku ishin institucionet dhe shkencëtarët ? Ku ishte media ? Sa është dëmi ? Sa kohë vazhdojnë pasojat ? Sa kushton reabilitimi ?.
Sipas UNDP-Albania, «ndotja e ajrit, ujit, erozioni/degradimi itokës, humbja e biodiversitetit dhe menaxhimi i mbetjeve janë sifidatkryesoremjedisore të Shqipërisë» (https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/crisis-response.html).
Ndotja në shkallë të gjërë nga mbetjet, i shtohet për tre dekada rresht,problematikës së shfaqur gjatë viteve të tranzicionit shqiptar, i cili nuk kurseu pasuritë epaçmuara të vëndit (tokën, pyjet, lumenjtë e deri tek kafshët e egra në tokë e në qiell) si në asnjëvënd tjetër të Europës Lindore. Më e keqa, është se mbetjet e çfado lloji, ujrat e zeza, shkarkimetindustriale, kanë helmatisur për shumë vite dhe pa keqardhje gjithë rrjetin e qarkullimit të ujit nëShqipëri. Për të kuptuar përse-të e shumta, « më mirë von se kurrë », mendoj se problemi duhet të analizohet si një fenomen historik për të nxjerrë pësimet dhe mësimet e duhura
Shkarkimet toksike u depozituan ne lumenjë si vendet e vetme pa pronarë
Ndryshimet e forta të viteve ’90 e gjetën Shqipërinë vëndin më ekstremisht të varfër të Europës, në kufij të mbijetesës. Përpjekjet e secilitnë luftën për mbijetesë, bëheshin në boshllëkun e ligjit qoftë edhe në letër ose të institucioneve, mungesës së vullnetit tëtyre dhe forcës së dobët për të ruajtur pasurinë e përbashkët. Filloji, prerja e pyjeve, e pemtoreve, shfrytëzimi i lumenjëve, shitja e industrisë së trashëguar për skrap dhe gara për zaptimin dhe betonizimin e territorit rreth qyteteve. Në një situatë të tillë, ndryshimi i fortë i mënyrës së jetesës dhe përqëndrimi me ritme të larta i popullsisë në zonën urbane krijoji një fenomen të ri, atë të mbetjeve në sasi të mëdha, dukuri e panjohur më parë. Në vëndin, ku nuk kish mundur të hynte një shishe ose bidon me Coca Cola, po mbusheshin rrugët e qyteteve dhe sheshet me pirgje mbeturinash. Ndaj në emergjencën për të pastruar zonat e banuara, në mungesë të mjeteve dhe infrastrukturës, plehrat mjafton të « hiqeshin qafe ».Vendet e përkryera ishin përrenjtë dhe lumenjtë, « jo vetem pa zot » por edhe largonin bashkë me ujin të keqen nga fashti, komuna apo qyteti. Mijëra tonelata mbetje, çdo ditë vazhduan të depozitohen në çdo skutë ku më parë strehoheshin peshqit duke helmatisur ujrat e lumenjve, ujrat nëntokësore dhe tokën e cila ujitet prej vitesh me ujin e kontaminuar.
Pagesa për shërbimin e mbetjeve, një detyri ligjor i pazbatuar
Komunitetet dhe publiku kanë humbur shumë pasuri dhe vlera gjatë këtyre viteve. Megjithë përmirësimet vit pas viti, fenomeni i ndotjes së lumenjve nga mbetjet, nga derdhja e ujrave të zeza dhe shkarkimet e tjera toksike vazhdon. Në disa bashki,ende nuk konsiderohet detyrim ligjor pagesa për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve ashtu siç paguhet për energjinë ose ujin që vjen në banesë. Akoma, ka raste kur pushteti lokal ankohet për mungesën e mjeteve financiare dhe tregohet « zëmër-gjërë » duke « ju falur banorëve-zgjedhës tarifën për mbeturinat » dhe gjetur si « zgjidhje gratis bregun e lumit ».Fatkeqësisht, nuk mund të ketë një moratorium, si ai me skafet ose si moratoriumet në fuqi për pyjet dhe gjuetinë për të stopuar ndotjen nga plehrat.Ndryshimi i situatës fillimisht kërkon ndryshim të mentalitetit. Ndryshimi, arrihet kur të gjithë të kemi të qartëse cilësia e jetës është e lidhur ngushtësisht me cilësinë e mjedisit. Fatmirësisht, vëndi ynë është përfshirë në proceset e integrimit, presioni dhe ndihma për të plotësuar standartet mjedisore do të jetë çdo vit në rritje. Studimet për njohjen e situatës janë të nevojëshme për të menaxhuar rriskun dhe krijuar bazën e nevojëshme që Shqipëria të përfitojë nga financimet eBE, për zhvillimin e infrastrukturës dhe reabilitimin e hotspot-eve historike.Megjithëse, të gjithë e dinë se rritja e vetëdijes së qytetarëve për t’u kujdesur për mjedisin, rritja e presionit ndaj të zgjedhurve, forcimi i institucioneve dhe zbatimi i ligjit janë mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në dobi të interesit dhe të ardhmes së përbashkët.