Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 12:22 Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencën për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të dy ndeshjeve të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Si mund ta rrahësh të bukurën?”, Justina Aliaj thirrje për Teatrin: Të mos pritemi me thikë, t’i lëmë ashklat anash

Aktualitet E premte, 27 Dhjetor 2019 22:15
“Si mund ta rrahësh të bukurën?”, Justina Aliaj thirrje për Teatrin: Të mos pritemi me thikë, t’i lëmë ashklat anash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktorja Justina Aliaj u shpreh shpresëplotë këtë mbrëmje se kauza e artistëve për Teatrin Kombëtar do të rezultojë e suksesshme në fund. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Oda” të gazetares Edona Haklaj, ku foli jo vetëm për mbrojtjen e godinës së teatrit nga shembja, por edhe për mallin që ndjen për vendlindjen kur është jashtë, për ndjesitë që e shoqërojnë kur interpreton apo edhe për dashurinë e saj për poezinë.

Fillimisht, Justina Aliaj risolli në mendje përjetimin e parë pas rënies së tërmetit. Ajo u shpreh se një ndër pyetjet e para që i shkoi ndërmend në ato momente është nëse është dëmtuar Teatri Kombëtar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ranë ato tërmete që nuk të marrin leje, nuk të tregon, nuk të paralajmëron, gjithëmonë je me dhimbje. Diaspora është shumë e dhimbshme sepse i merr të gjithë në telefon dhe i thuaj a janë të gjithë mirë. Po teatri? Nuk ka lëvizur një tullë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë mrekullie! Të tërë murët e teatrit janë të gjithë aktorët në rresht me njëri-tjetrin duke na thënë: Vazhdoni kauzën, ne jemi kockë e fortë. Shpresoj në Zot se ne jemi në të drejtën tonë. Mendoj se do të ishte një thyerje, një zhgënjim i madh. Unë nuk dëshiroj me pas divergjenca kaq të mëdha, me u pre me thikë”, tha aktorja e njohur.

Mund t'ju interesojë

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 52 minutash
Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 1 ore
Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 1 ore

Duke u ndalur tek emocionet në skenë, por edhe tek marrëdhëniet mes aktorëve që po bëjnë qëndresë, Justina Aliaj deklaroi se artisti “ngopet” me duartrokitjet e publikut.

“Është vetëm respekt, i japim dorën dhe fjalën njëri-tjetrit në mënyrën më qytetare që mund të jetë, plus edhe me dashurinë e madhe. Është kënaqësi, aktori punon shumë, derdh djersë shumë dhe jeton me emocionin që përçon tek publiku. Ajo skenë është frymëzim.

Ne jetojmë me këtë dhe për këtë. Kur del duhet ta thuash fjalën disi ndryshe. Unë gjithmonë shoh pozitivisht, sado keq të jetë. Unë shpresoj shumë se do të vijë një ditë e mirë për teatrin. Unë them që kauza jonë është me e fortë se e tyrja dhe do të kutojnë që nuk ja vlen të luftosh për diçka që është sensibilzuar masa”, tha midis të tjerash aktorja.

E pyetur nga gazetarja Edona Haklaj për mallin që ndjen për vendlindjen kur është larg, ajo shtoi se kjo ndjenjë e djeg në shpirt.

“Diaspora, emigranti me ajër e merr vesh çfarë ndodh. Shumë prej tyre janë me zemër këtu. Asgjë nuk ta shkul, veçse të shtohet. Kam dhimbje malli”, pohoi Aliaj.

Më tej, ajo bëri edhe një analizë të vogël të gjendjes së artit sot. Sipas Justina Aliajt, në të janë të përfshira edhe të mirat, edhe të këqijat. Por ajo apeloi për mirënjohje dhe respekt mes aktorëve, që gjërat të përmirësohen edhe më shumë.

“Është me të përpjeta dhe me të tatëpjeta. Gjiçhka është e mundimshme dhe gjithmonë them se për të dalë diçka e bukur, vjen nga një lindje e vështirë. Asgjë nuk është e shkëputur, ato të gjitha shkojnë paralel. Për mua e rëndësishme është të kuptosh që kjo nuk është rrugë e drejtë, nuk them për këtë tonën. Në momentin që kupton që kjo nuk është rrugë e drejtë, atëherë do ta ndryshosh. Janë pjekur kushtet për më mirë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, duhet të kemi respekt. Mirënjohja është e para, mosmirënjohja është nëna e gjithë të këqijave”, u shpreh aktorja.

Ajo rrëfeu edhe momentin kur policia zbarkoi tek godina e Teatrit Kombëtar dhe u përlesh me artistët. “Kam ndodhur këtu dhe kur e mora vesh erdha direkt pa hezituar fare, ngadalë-ngadalë. Shkova ndejta në një qoshe dhe i shikoja. Them vetëm po pse? Kjo është absurde. Si mund të rrahësh të bukurën? Si duket duhet me i përshku disa rrugë për me ec, për të avancuar, për të lënë ashklat anash”, tha Justina Aliaj.

Ajo ndau me publikun edhe dashurinë e saj për poezinë, ndërsa renditi edhe disa prej poetëve të saj më të dashur. “Poezia më pëlqen shumë, madje poezinë e quaj nektar të prozës. E dua shumë. Kam shumë poetë të preferuar, por ndër shqiptarët Ndre Mjedën e dua shumë. Gjithë kombi e do, edhe në Korçë, edhe në Sarandë e duan. E dua shumë Migjenin, Dritëro Agollin, Naim Frashërin. Sigurisht të përulemi para tyre, nëse duam të bëjmë diçka të bukur, ktheju të mëdhenjve se nëse nuk bëhesh si ata, ti diçka do marrësh nga ata”, tregoi aktorja Justina Aliaj.

Etiketat e lidhura

Justina Aliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit
Para 2 minutash

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS
Para 13 minutash

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 26 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 33 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 16 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 23 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.