Si u liruan kriminelët? KLGJ heton gjykatësen e Krujës

Avokati i gjyqtares Enkeleida Hoxha kërkoi pyetjen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të burgjeve, të cilët firmosën 9 raporte lehtësuese dhe shembullore për të burgosurin Hekuran Billa.

Përveç juristëve, përgjegjësve të regjimit të brendshëm dhe drejtorëve në burgun e Krujës u kërkua si dëshmitar dhe drejtori i përgjithshëm, Agim Ismaili si dhe të sqarohet sipas mbrojtjes procedura që u ndoq nga Ministria e Drejtësisë për njohjen e dënimit të Billës, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burgim si dhe amnistia që u aplikua ndaj të ndjerit.

Por, ILD pas kontrollit disiplinor ndaj gjyqtares këmbëngul se Hoxha e la të lirë Hekuran Billën, i cili vuajti dënimin në Shqipëri vetëm për tre vjet, ndonëse ndërkohë i kishin mbetur dhe 16 vite burgim. ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, pasi sipas gjetjeve të tij, ajo nuk e liroi Hekuran Billën nga paaftësia por haptazi ishte e njëanshme thotë Artur Metani.

Hoxhës iu kontrolluan vendimmarrjet nga 2017 deri në 2019, por jo lirimi i Endrit Dokles. Komisioni i disiplinës do të vendosë në datën 4 mars nëse do të pranojë kërkesën e avokatit të Enkeleida Hoxhës. Në total rezultojnë të përfshirë 20 punonjës të burgjeve që firmosën raporte lehtësuese për Genc Tafilin, Endri Doklen, ilir Pajës dhe Hekruan Billës.

SHKARKO APP