Sigurimet, kreu i AMF, Koçi: Kemi një zyrë ankesash për qytetarët, përgjigja brenda ditës
A e dinë qytetarët se ka një zyrë për ankesat e tyre në rast se kompanisë e sigurimit nuk u përgjigjen?
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi i ftuar për herë të parë që kur u zgjodh në krye të kësaj detyre në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se që prej tetorit ekziston një zyrë konsumatore pranë AFM-së dhe përgjigja për ankesat zgjat më së shumti prej 3 ditësh.
Pjesa nga deklaratat:
Koçi: Sot para se të vija këtu kishim dy ankesa, por duhet të kemi parasysh se ankesat
Sulçe: Pjesa dërrmuese janë për aksidentet automobilistike?
Koçi: Absolutisht! Ne mund të presim ankesa edhe për pensionet vullnetare edhe për tregjet e sigurimeve. Kjo është një nga sfidat që ka autoriteti dhe akoma nuk është një institucion i konsoliduar.
Sulçe: Ka mangësi ligjore?
Koçi: Absolutisht! Një ankesë maksimumi nuk do t’i kalojë tre ditë për përgjigjet.
Sulçe: Ka qenë më afër qytetarëve apo më afër kompanive?
Koçi: Këtë nuk mund ta them unë.
Sulçe: Bashkëpunimi me kompanitë?
Koçi: Kam zhvilluar disa takime me kompanitë e sigurimeve. Tregu do të ndryshojë shumë shpejt pozitivisht. Tregu më i vogël në rajon, më i vogël se sa i Kosovës, do të ndryshojë.

