Sillet me urgjencë në Tiranë një nga nxënësit e asfiksuar në Bulqizë

 

Pas asfiksimit 15 nxënësve në shkollën e Shupenzës në Bulqizë nga rrjedhja e gazit, njëri prej tyre po transportohet me helikopter në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, kur testimi i sistemit të ngrohjes me pelet, për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi në shkollën 9-vjeçare. Gjatë provës, ka patur rrjedhje gazi nga kaldaja e godinës, duke shkaktuar asfiksi te nxënësit e 9-vjeçares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se 15 nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, për të marrë ndihmën mjekësore. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se në shkollë ka rreth 120 nxënës, ndërsa ambulancat po i drejtohen sërish shkollës për të transportuar edhe të tjerë nxënës me probleme, si dhimbje koke dhe të vjella.

Ministria e Shëndetësisë doli më herët me një njoftim zyrtar, ku lajmëroi se çdo gjë ishte nën kontroll dhe se nxnënësit ishin nën  monitorim të vazhdueshëm mjekësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?