“Sillnin mbi 500 kg kokainë me një rrugë”, gazetari tregon detaje të grupit të Jetmir Pepës
Gazetari Xhevahir Zhabina, duke folur për aksionin e SPAK ndaj grupit të Jetmir Pepës që dyshohet se ka trafikuar dhjetra tonë kokainë në vende të Evropës Perëndimore, u shpreh se ata sillnin mbi 500 kilogramë kokainë me një rrugë nga Amerika Latine.
”Në momentin e trafikut ky grup lëvizte sasi të konsiderueshme, jo nën 500 kg kokainë në portet evropiane. Mendohet se kanë trafikuar qindra tonë. Prokuroria ka evidentuar vetëm 7.5 tonë kokainë, por janë edhe disa dhjetra tonë të kaluar drejt vendeve të Evropës.
Ajo që bën përshtypje është se kemi 60 pasuri të paluajtshme si apartamente, toka, poste parkime, në qytete si Lezhë, Shëngjin, Himarë, pra në vendet ku ka instensitet të lartë ndërtimi ku ky grup kishte pasuri. Janë edhe 89 makina të sekuestruara, që janë mjete pune të kompanive që kryen punë publike si dhe 72 llogari bankare në total 12 milionë euro”,-tha Zhabina.
KOHA JONË SONDAZH

