Situata në Afganistan, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot, për të diskutuar në lidhje me situatën në Afganistan. Lajmin e bëri të ditur një burim diplomatik për CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të informojë Këshillin, me konsultimet private që do të pasojnë, tha po i njëjti burim.

Në fjalimet e së Premtes, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga bashkësia ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?