Situata tek zona e Astirit/Gjosha: Ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar për situatën e rëndë tek zona e Astirit, aty ku ditën e sotme nuk mungoi dhuna nga forcat e rendit drejt banorëve që dolën në mbrojtje të pronës. Përmes një postimi në facebook, Gjosha thekson se përplasja është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve, nga ana e qeverisë ”Rama 2”. ”Është pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë. Kjo nuk është Shqipëria që duam dhe aq më pak projektimi për Shqipërinë e të ardhmes”.
Postimi i plotë
Përplasja sot në Astir është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve! Është pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë. Kjo nuk është Shqipëria që duam dhe aq më pak projektimi për Shqipërinë e të ardhmes! Përplasja sot në Astir është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve! Është pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë. Kjo nuk është Shqipëria që duam dhe aq më pak projektimi për Shqipërinë e të ardhmes!