Situatë dramatike në veri të Italisë pas përmbytjeve

Moti i keq e reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar një situatë kritike në zonën veri-perendimore të Italisë e veçanërisht në rajonet Piemonte e Liguria.

Lumenjtë Po’, Tanaro, Bormida, Chisone, Arroscia kanë kapërcyer nivelin maksimal të ujit duke dalë nga shtrati e shkaktuar përmbytje të terrenit, rrugëve, urave e banesave.

450 është deri më tani numri i banorëve të evakuuar e në orët e para të mëgjesit nje person rezulton i humbur në komunën e Clot di Ciampiano, në provincën e Torinos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshkitje dheu në mjaft zona e problematika të shumta në qarkullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadrat e mbrojtjes civike po monitorojnë në territor situatën duke i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura, ndërsa autoritetet drejtuese lokale do të vendosin gjatë ditës shpalljen o jo të gjëndjes së emergjencës.

Moti i keq i orëve të fundit ka rikthyer tek banorët e rajonit të Piemontes inkubin e nëntorit të vitit 1994, kur dalja nga shtrati i lumit Po’ shkaktoi rreth 70 vitkima e mbi 2 mijë persona të evakuar.

Gjatë mëngjesit të sotëm moti i keq ka përfshirë dhe zonat e Italisë Qëndrore e Jugore.

Il guado di Zucchea nel Pinerolese, lungo la provinciale tra Cavour e Vigone, chiuso per l'esondazione del fiume Pellice. Torino, 24 novembre 2016. ANSA/ Devis Rosso

unnamed-2unnamed-4unnamed-3unnamed-5

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?