Skandal, shpërthen në provokime kapiteni i Tiranës: Mbytni “Vllaznit” (VIDEO)

Tifozët e Tiranës kanë mbushur shkallët e pallatit të sportit “Asllan Rusi” jo vetëm për të mbështetur skuadrën e basketbollit në finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, por sic duket edhe për të leshuar provokime, sharje në kor dhe thirrje urrejtjeje ndaj tifozëve shkodranë, të cilët ndryshe nga të parët ndër vite kanë reflektuar qytetari.

Në rrjetin social “Facebook” po qarkullon një video, e shkarkuar online nga vetë tifogrupi i organizuar “Tirona Fanatics” dhe të shpërndarë nga një faqe pranë klubit bardheblu. Aty shihen mbështetësit duke lëshuar sharje, madje edhe thirrje që nxisin urrejtje.

“Mbyti komunistët!” dhe “Mbyti Vllaznit” janë disa nga koret e mbështetësve të udhëhequr me megafon nga lojtarët në parket në prag të fillimit të ndeshjes, e cila në fakt nuk nisi kurrë për shkak të dhunës mes dy tifozërive që pasoi pak çaste më pas. Nuk dihet si do të shkojnë gjërat më vonë, qoftë edhe për ndeshjet e ardhshme, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi, nëse nuk duan që marrëdhëniet mes tifozerive të mos shkojnë edhe më keq se ç’janë. Këto nxitje e provokime të ulëta nuk janë të denja për përballje, që supozohet të argëtojnë. Edhe pse vetë klubi i Tiranës dhe sekretari i përgjithshëm i saj, Korab Llazani i kanë dënuar këto skena, duhet të merren masa edhe më të rrepta, për të parandaluar incidente të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka dërguar në ndjekje penale disa nga personat e përfshirë. Pas kësaj ngjarjeje, Federeta e Basketbollit vendosi të shtyjë sfidën për ditën e hënë që do të luhet pa praninë e tifozëve.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?