Skena e krimit në Fier, autori lau thikën me gjak dhe fshehu rrobat
Skena e krimit në Fier, tregon se vrasja me thikë e 67-vjeçarit Petraq Gjika që punonte si roje në një serë në Mbrostar të Fierit, ka qenë e menduar mirë. Edhe pse kjo vrasje mbetet ende pa autor dhe e mbuluar me mister.
Autori e ka sulmuar me thikë në zonën e barkut. Prerjet në duar tregojnë se ka tentuar të mbrohet, por nuk ia ka dalë. Pasi është siguruar se 67-vjeçari ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr deri pranë kontejnerit të mbetjeve ku ai u gjet të Shtunën dhe e ka mbuluar me plasmas.
Për vrasjen mendohet se është përdor një thikë me përmasa të mëdha, të cilën autori besohet se e mori me vete kur u largua. “Ora News”,shkruan se vrasësi dyshohet se është larë në një çezmë pranë rrugës, ku besohet se ka hequr dhe rrobat që kishte veshur, pasi janë gjetur edhe njolla gjaku.

