“Skifterat” në Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Ata hynin nga ballkonet e shtëpive, këpusnin kangjellat dhe vidhnin lirisht. Autoritetet italiane në Milano kanë shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë. Gjithsej janë lëshuar 11 urdhër-arreste.
Sipas mediave të vendit fqinj, policia ka arrestuar 10 shqiptarë, ndërsa njëri është në arrest shtëpie.
Falë telekamerave të disa shtëpive u arrit të identifikoheshin. Pasi u gjetën edhe tre automjete ku shqiptarët fshinin sendet e vjedhura nisën dhe hetimet për të gjithë grupin. Krahas shtëpive, vidhnin edhe dyqane. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 21 deri në 47 vjeç.

