S’mbyllet kisha pse nuk drejton prifti, Fuga: Rama të takojë akademikët

Akademiku Artan Fuga deklaron se nëse qeveria nuk financon Akademinë e Shkencave, çka nënkupton mbylljen e saj, Shqipëria do të ishte i vetmi vend që do të guxonte të ndërmerrte këtë hap.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Fuga mbyllja e Akademisë do të ishte e barabartë me mbylljen e objekteve të kultit në regjimin komunist.

Për Fugën, pas 20-40 vitesh kombi shqiptar do të kërkojë llogari për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fuga: Z.Rama thotë se kemi akademi tjera, por nuk është kështu. Nuk mundemi që të bëjmë lojëra terminologjike. Ka OJF që kanë marrë emrin akademi, por problemi është nëse Shqipëria do të ketë një agjenci të pavarur publike kërkimore. Nëse këto buxhete do të prishen, Shqipëria do të jetë i vetmi vend që ka guxuar të mbyllë Akademinë e Shkencave siç e ka statusin tani, për mua do të ishte i barabartë me vitin ’66-’67 të institucioneve fetare, megjithëse shkenca me fenë nuk ka asgjë të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të mbyllet Akademia e Shkencave por pas 40 vjetësh, 30 apo 20 vjetësh kombi do të kërkojë llogari për këtë.Unë jam i bindur për këtë. Meqenëse mora institucionet fetare, nuk prishet kisha se prifti nuk është në gjendje dot ta drejtojë shumë mirë. Akademikët thanë se nuk ka të bëjë me ne. Nëse ne sot jemi, nesër nuk do jemi më se ka kufinj moshorë. Nëse duhet le të hapet kjo Akademi me prurje të reja, kritere të reja por jo të goditet institucioni në asnjë mënyrë kjo nuk mund të bëhet.

Profesor Doktor Artan Fuga dialogun e Akademisë së Shkencave me qeverinë dhe kryeministrin Rama e sheh të domosdoshëm.

Fuga thotë se Rama e për obligim tu kthejë vizitën akademikëve, duke u shprehur: “Kur pranon të qeverisë me popullin dhe të bashkëqeveris me popullin, të pranojë të qeverisë dhe me ne akademikët, të vijë të na dëgjojë dhe ne kemi argumentat tona për këtë gjë”.

Fuga: Unë që kur Akademia e Shkencave pas zgjedhjeve që për mua ishin zgjedhje që nuk kishin cilësinë e duhur, për mua ishin procedura shumë të gabuara, refuzova të merrja pjesë në to se ishin pa projekt dhe kandidatura rivale.Nuk përdoreshin për ta hapur Akademinë dhe për të bërë që Akademia ti përgjigjet nevojave të kohës. Akademia u nxitua dhe tentoi të bëjë shpejt e shpejt një komision reformues.

Mendimi im ishte që ky komision ka dy të meta. Në fillim duhet shkuar dhe biseduar me qeverinë, përfaqësuesit e qeverisë për të parashtuar idetë dhe pastaj ky komision duhet të hapej dhe jo të mbyllej brenda Akademisë. Këto të dyja nuk u bënë.Unë për të treguar qëndrimin kritik ndaj Kryesisë së Akademisë nuk pranova të merrja pjesë as në këtë Komision. Por i qëndroj kësaj gjeje, patjetër dialog me qeverinë, patjetër dialog me zotin Rama. Dhe sot Asambleja e Akademisë ka dalë me këtë ide.

Ne duam të takojmë zotin Rama, ne duam të takojmë zotin Kryeministër. Ka një ose dy vjet që Kryeministri na ftoi dy herë në zyrën e tij dhe ne kemi shkuar të tërë.Jemi zhvendosur nga Akademia dhe kemi vajtur atje dhe pse ne nuk na lejohet të bëjmë mbledhje jashtë ndërtesës së Akademisë por e quajtëm një ftesë shumë të nderuar, shkuam atje, dialoguam.

Ne kërkojmë të na kthejë vizitën. E ftojmë të vijë. E dyta, unë personalisht e kam mbështetur idenë e zotit Rama që të qeverisim në bashkëpunim me popullin. I them që kur pranon të qeverisë me popullin dhe të bashkëqeveris me popullin, të pranojë të qeverisë dhe me ne akademikët, të vijë të na dëgjojë dhe ne kemi argumentat tona për këtë gjë. Besoj se Akademia e Shkencave do të dalë me një thirrje publike për Ramën për të bashkëbiseduar.

Me deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit, akademiku Fuga tha se Akademia e Shkencave ndihet e befasuar.

Fuga: Akademia ndihet e habitur që në një moment të caktuar nuk ka fonde. Ne presim që të evoluojë procesi i institucioneve të kërkimit shkencor. Unë mendoj se edhe ne shumë shpejt do të dalim me një platformë tonën, akademia mund të marketizojë dhe të ketë prurje financiare nga shërbimet e saj, ka mundësi të ketë financime nga agjenci private, fonde të huaja. Kritika ime ndaj kryesisë së akademisë ka qenë pikërisht kjo, se akademia duhet të ketë një produkt konkret dhe jo të konceptohet si një institut shkencor kërkimor.

Ndërkohë ditën e enjte, lajmëroi Fuga, do të ketë edhe një komunikim publik nga kryesia e Akademisë së Shkencave.

Fuga: Në ditën e enjte në një orë të drekës do të njoftohet se do të ketë një konferencë shtypi me gazetarët që të informojmë mediat për qëndrimet e akademisë, për veprimet që do të ndërmarri.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë fond për Akademinë e Shkencave dhe se fondi që ka aktualisht do të akordohet për kërkimin shkencor në Universitete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?