SMS-të e Nard Kokës, flet për herë të parë Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Bushati, foli sot për herë të parë në “Dritare me Rudinën”, për shkëmbimin e mesazheve me vëllain e ministrit të LSI-së, Leonard Koka. Ja çfarë tha Bushati, për mesazhet e rënda që Koka shkëmbeu me Bushatin dhe më pas i bëri publike.

“Unë mund të kem mesazhe të ndryshme, ndoshta s’kam të njëjtin presion apo intesitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mij, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar.

Por mund tu garantoj se nuk është mesazhi i vetëm, ai mesazh që unë kam marrë dhe nuk më bën asnjë lloj përshtypje. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje, edhe për fëmijët e mij por edhe për fëmijët e të tjerëve”, tha Bushati. /Dritare.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?