Socialdemokratët gjermanë takime në PS, Gjiknuri: Diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë
Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe të Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri janë takuar me drejtuesit e Partisë Socialiste.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kukën pritën në një takim të veçantë Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper.
“Bashkë me Rominën dhe të rinjtë e Partisë Socialiste, pritëm në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper, ku diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë ,forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre si edhe për “IUSY World Council 2022” që do organizohet ditën e nesërme në kuadër të programit Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”,-shkruan Gjiknuri në facebook.