Sociologu: Holandezët i kanë patur vrasjet dhe gjenocidet zanat të tyrin

Sociologu Redi Shehu ka komentuar kërkesën e Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me shqiptarët. Shehu shprehet kundër dhe thotë se mentaliteti i ndëshkimit kolektiv vjen nga holandezët që, sipas tij, kanë patur zanat të tyrin vrasjet dhe gjenocidet.

“Parlamenti Hollandez kërkoi rikthimin e vizave për shqiptarët. Kjo, në emër të shtimit të krimit nga ana e mafies shqiptare. Mentaliteti i ndëshkimit kolektiv, vjen nga hollandezët e “qytetëruar” të cilët vrasjet dhe gjenocidet koloniale, i kanë pasur zanat të tyrin prej kohesh. Sot, vrasin kolektivisht përmes vizash, dikur, siç shihet në këtë foto, vrisnin me mijëra në kolonitë e tyre në Indonezi, Afriken e Jugut, Sri Lanka, Gana, etj. Të qytetëruar nuk të bën pasuria e grabitur apo vendet e bukura të ndërtuara nga mundi i skllevërve, por të bën respekti për dinjitetin dhe lirite civile të njeriut”, shkruan Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?