Sokol Sadushi drejtor i Shkollës së Magjistraturës edhe për 4 vite
Sokol Sadushi do të jetë drejtor i Shkollës së Magjistraturës edhe për një mandat të dytë katërvjeçar.
Njoftimi bëhet nga vet ky institucion që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë, sipas të cilit sot, Këshilli Drejtuesi i Shkollës, pas një konkurrimi të hapur dhe emëruar zt. Sadushi si drejtues edhe për 4 vite.
“Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar”, thuhet në njoftim.

