Sondazh në Euronews Albania/Si vlerësojnë qytetarët e Tiranës qeverisjen dhe opozitën?

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me punën që ka bërë qeveria qendrore e vendore dhe opozita në 2021-shin.

Ndryshe nga sondazhi i fundit i bërë në Shkurt mendimi pozitiv për punën e qeverisë qendrore dhe vendore në 2021-in është rritur me 9.9% nga shkurti në mars.

Ndërsa mendimi negativ për punën e qeverisë në 2021 është ulur me 7.1% nga shkurti në mars.

Nga ana tjetër edhe mendimi pozitiv për punën e opozitës në 2021 është rritur me 5.4% nga shkurti në mars.

Ndërsa mendimi negativ për punën e opozitës në 2021-shin është rritur me 1.5% nga shkurti në mars.

Kryeqyteti drejtohet nga Erion Veliaj. Duket ndryshimi thelbësor në sondazh mes aktivitetit të opozitës dhe punës së kryebashkiakut e qeverisë qendrore.

SHKARKO APP