Sondazhi/ Cilësitë që duhet të ketë kandidati ideal për të drejtuar Tiranën sipas qytetarëve
Aktualitet E Premte, 24 Shkurt 2023 23:14
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë cilësish duhet të ketë kandidati ideal për të drejtuar kryeqytetin.
- 36.6% e qytetarëve mendojnë se kandidati ideal është dikush që punon shumë për qytetin.
- 29.4% e qytetarëve mendojnë se kandidati ideal për Tiranën është një person i ndershëm dhe transparent.
- 29.1% e kryeqytetasve besojnë se kandidati ideal për Tiranën duhet të mbaj premtimet.
- 22.7% e qytetarëve të Tiranës thonë se kandidati ideal është ai që bashkëpunon me qytetarët.
- 12.9% e kryeqytetasve mendojnë se një kandidat ideal është nëse mendon për interesin e qytetarëve.
- 10.6% e qytetarëve janë shprehur se shohin si kandidat ideal, njw individ që nuk është i korruptueshëm.
- 9.2% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se një kandidat të jetë ideal duhet të jetë vizionar.
- 8.2% e kryeqytetasve mendojnë se kandidati ideal duhet të jetë i komunikueshëm.
- 5.6% e qytetarëve mendojnë se kandidati ideal për kryetar bashkie, duhet të jetë i kualifikuar.
- 4.3% e kryeqytetasve besojnë se kandidati ideal për kryetar bashkie duhet të jetë human.
- 2% e qytetarëve mendojnë se kandidati ideal duhet të ketë aftësi menaxhuese.
- 2% e qytetarëve mendojnë se, eksperienca e bën një kandidat ideal.
- 1.2% e kryeqytetasve mendojnë se kandidati ideal duhet të jetë bashkëkohor dhe 0.8% e qytetarëve mendojnë se kandidati ideal duhet të jetë politikan i fortë.