Sondazhi i IPR, Salianji: Tregoi se opozita është shumicë, besimi është rikthyer

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat për RTV Ora, pak para nisjes së protestës deklaroi se sondazhi i IPR Marketing i transmetuar në RTV Ora ka treguar që PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare janë shumicë.

Salianji: Protesta do të ketë simbolika të ndryshme, nga herët e tjera. Masivitieti do të jetë më i madh se protestat e tjera. I ftoj qytetarët e Tiranës, të bashkohen. Kërkon që të ndryshojë një sistem të tërë dhe jo të vijmë ne në pushtet. Ky sistem nuk sihguron një jetëse si të gjithë qytetarët e fqinjëve në rajon. 

Sondazhi i IPR Marketing i transmetuar në RTV Ora ka treguar që PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare janë shumicë. Ka një rritje prej 10 pikësh së paku. Besimi tek opozita është rikthyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?