Sot debati/Tre të mëdhenjtë:Meta te Ora News, Rama te News24,Basha në TvKlan
Sonte janë në emisione direkte televizive Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha. Rama në News24 te Ylli Rakipi, Meta te Oranews te Dritan Hila dhe Basha në Klan te Blendi Fevziu.
Të tre sonte janë emisione që ndiqen me kujdes, por varet sili moderator është më sfidues ndaj të ftuarit. Lideri i opozitës, Lulzim Basha do të intervistohet në “Opinion”, për çfarë pret dhe çfarë është gati të japë në kuadrin e një kompromisi gjithëpalësh. Por deri në çfarë pike është gati të negociojë kryedemokrati pas 48 ditësh në protestë? A ka një marrëveshje të heshtur Basha-Meta, pavarësisht një marrëdhënie të përfolur si të vështirë mes të dyve? Po nëse Rama nuk jep dorëheqjen cili mbetet hapi final i opozitës? etj A do marrin si opozitë mocion mosbesimi për kryeministrin, nëse nuk pranon deri me 19 prill?
Ndoshta Basha e ka dhënë provën e parë se është i gatshëm për kompromis. Ai ka kërkuar që emisioni të kryhet në çadrën e protestës, por pas ngulmimit të gazetarit Blendi Fevziu, Basha ka pranuar të shkojë në studion e “Opinion”.
Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama do të intervistohet rreth mënyrës se si dilet nga kriza. Ylli Rakipi thuhet se ka përgatitur një surprizë që do ta destabilizojë Ramën. Rakipi në të vertetë ka edhe një tjetër surprizë të pakëndshme për kryeministrin. Por mendohet se Rama do ta përballojë.
Por, “sfida” që pret Ramën, është se si do t’i përgjigjet pyetjes, nëse do t’a çojë PS-në në zgjedhjet e 18 Qershorit të vetme, pasi PD dhe LSI deri tani duket se nuk kanë ndërmend të shkojnë pa arritur kompromis. A ka ndermend të jap kokën e ministrit të brendshëm dhe të drejtorit të përgjithshëm të policisë që opozita ti monitorojë gjatë zgjedhjeve? A ka futur një biznesmen për të negociuar me PD?
Sot në emisionin “Arena”, Ilir Meta do të intervistohet rreth po këtij koalicioni, a do të dalë apo do t’a vazhdojë? A do ti qëndrojë deri në fund vendimit për mos shkuar në 18 qershor pa opozitën apo jo. Nëse Rama shkon vetëm në zgjedhje a do të dalë LSI në protesta me PD? A ka ndërmend të mbështesë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit?

