Sot ditë zie kombëtare për Turqinë e Sirinë, Presidenti Begaj: Le të bashkojmë lutjet tona

Shqipëria, ditën e sotme, është në zi kombëtare në ndër të viktimave të shkaktuara nga tërmeti apokaliptik në Turqi e Siri.

Lidhur me këtë ka reaguar Presidenti Bajram Begaj, i cili shkruan:

Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian.
Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019.

SHKARKO APP