Sot liri lëvizje nga ora 05:00 deri në 13:00. Rregullat për qytetarët dhe lëvizjen me makinë

Sot, e hënë 23 mars, qytetarët në të gjithë zonat urbane mund të lëvizin vetëm gjatë 8 orëve, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00. Sipas urdhrit të qeverisë “Rama” në këtë fashë orari do të jenë hapura tregjet, dyqanet, furrat e bukës dhe farmacitë për t’u furnizuar, si dhe bankat. Lokalet dhe aktivitete e tjera do të jenë të mbyllura.

Gjithashtu, gjatë tetë orëve, lejohen qarkullimi me makina, por vetëm për ata që kanë marrë leje nga policia.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit ditën e shtunë thuhej: “Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia pezullohen  nga ora 13.00 e ditës se sotme (e shtunë) deri  në orën 05.00 të datës 23.03.2020. Pra nuk kane vlerë vetëm për këtë periudhe kohore janë të shfuqizuara prej orës 13:00 sot deri në orën 05:00 të mëngjesit të datës 23.03.2020”. Por lejohen vetëm për makinat e autorizuara dhe punonjësit të cilët janë vetëdeklaruar online për udhëtimin për arsye pune apo të tjera, të cilëve u është konfirmuar nga policia.

Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura do të ndërhyjë për çdo rast të shkeljes së urdhrave që lidhen me masat mbrojtëse për koronavirusin. Nga qytetarët kërkohet që të ruajnë distancën, të mos ecin në grupe, të mos grumbullohen para pallateve apo para dyqaneve.

Pas orës 13:00 shtetrrethimi do të vlej për ndalimin e çdo lëvizje jashtë banesës.

Kush shkel rregullin gjobitet.

Kush kundërshton arrestohet.

 

SHKARKO APP