Sot Lulzim Basha rimerr drejtimin e PD, por ç’ndodh më pas?

Sot janë zgjedhjet në PD zyrtare ose siç quhet tashmë PD e vulës. Ose edhe me shumë këtë që njohin Amerikanët!

Në darkë, kur të mbyllet procesi formal i votimeve, Jemin Gjata do të shpallë fitues Lulzim Bashën.

Pra, rimerr PD!

Ndërkohë “grupet armiqsore” të kryesuara nga Gazmend Bardhi do të humbin përballë PD-së së Bashës. E kemi fjalën në gjyqet e hapura këto ditë.

Por PD ka disa gjyqe, edhe me Sali Berishën.

Në fund do fitojë, si gjithnjë, Basha.

Çfarë do të ndodhë me këtë PD me vulë e fonde shtetrore? Edhe ato pak deputetë që dolën kundër Lulit do fillojnë të ulin zërin sepse listat për deputetë do ti bëjë Basha. Te Saliu nuk ka vend se ka radhë!

Nëse ndodh që Rama ka interes për zgjedhje të parakohshme parlamentare këto do të përkojnë edhe me interesin e Bashës që të pastrojë grupin parlamentar nga “tradhtarët”.

Por sido të jetë në parlament Gazmend Bardhin do ta heqin nga kryetar grupit parlamentar të PD. Do krijohen tre grupime demokratësh deputetë, ku natyrisht rolin kryesor e luan Berisha, por ai nuk ka vulë, nuk ka tagër ligjor dhe parlamentar të flasë siç ai do dhe siç e duan demokratët.

Ndaj PD do të ndahet përfundimisht në dy pjesë, siç edhe mbetet sot momentalisht; një me Berishën pa vulë dhe një tjetër me Bashën me vulë.

Ajo me vulë do të marrë përfitimet, kurse ajo pa vulë do të bëjë luftën, por do të mbetet me gisht në gojë.

Ja se çfarë shkruan deputetja e PD, Flutura Açka:

Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tënde: të vizatosh blu mbi blu.

Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.

Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur.

 

SHKARKO APP