FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot në Tiranë: Protestë e banorëve te “5 Maji”, forca policie, shembje ndërtesash dhe familje të rrënuara

Dita e sotme ka filluar me përplasje në kryeqytet. Eshtë parashikuar shembja e disa ndërtesave në zonën e “5 Majit”.

Policia ndodhet që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje. Ndërkohë banorët duke mos gjetur zgjidhje po përplasen me policinë në këtë të ftohtë me diell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto apartamente po shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ku në këtë zonë është hartuar një plan zhvillimor me blloqe të reja banesash. Sipas VKM-së, banorët shtëpitë e të cilëve janë parashikuar për t’u shembur, do t’u jepen apartamentet e reja që do të ndërtohen në këtë zonë. Por disa banorë e kundërshtojnë këtë projekt duke thënë se shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo javë pritet të sjellë mot të ftohtë deri në minus 8 gradë në Tiranë, ndaj duhet gjetur zgjidhje për këto familje.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?