Sot nis censi i popullsisë dhe banesave! Gjobë e penalitete kush nuk përgjigjet

Ditën e sotme nis Censi i Popullsisë dhe Banesave.

Këtë vit do të mësojmë numrin e saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera.

Sot, mbi 7 mijë e 500 persona do të dalin në terren për të grumbulluar dhëna të detajuara derë më derë.

Qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion i detajuar i cili duhet të plotësohet me korrektësi. Ata do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi do të ketë penalitete.

Procesi i grumbullimit të dhënave zgjat 6 javë. Për herë të parë të dhënat do të grumbullohen në mënyrë digjitale, çka do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre.
Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë . Ky proces përsëritet një herë në 10 vjet.

SHKARKO APP