Sot nis viti i ri Akademik. Suksese stundentë!

Sot ka nisur viti i ri akademik 2017-2018 për shumë studentë në të gjithë Shqipërinë. Zakonisht rreth orës 09:00 zhvillohet një ceremoni mikpritjeje për studentët në të gjithë universitetet në vend.

Ky vit i ri akademik nis sot dhe përfundon më 30 shtator 2018, sipas urdhrit të lëshuar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ndërsa periudha 25 dhjetor deri në 5 janar do të jetë periudhë pushimesh për të gjithë studentët.

Por jo gjithçka ka mbaruar, sepse universitete si ai i Histori-Filologjisë ka ende kuota bosh dhe deri në datën 20 tetor të këtij viti u jep mundësi studentëve për të aplikuar. Kështu ky universitet ofron 1030 kuota për programet e nivelit të dytë master profesional dhe shkencor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë të gjithë studentëve suksese në këtë cikël të ri të jetës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?