Sot Pavarësia e Kosovës, urojnë Presidenti Begaj dhe Kryeministri Rama: Aleatët janë krah teje!

Kosova feston sot 17-vjetorin e pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar, krerët e shtetit shqiptar kanë uruar shtetin më të ri në Europë.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!“, shkruan Presidenti Begaj në një postim në facebook.
“Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë!”, ka uruar Kryeministri Edi Rama.
“Urime Kosovë! 17 vjet Pavarësi, krenari dhe dinjitet!”, shkruan zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Ndërkohë, ministri Blendi Gonxhja, krahas urimit “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!”, ka ndarë edhe këtë video:
Më 17 shkurt të vitit 2008, parlamenti i Kosovës, në deklaratën e lexuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, duke përfunduar aspiratën e mbarë kombit.