Sot protestë para parlamentit, ora 17.00. Garda përgatit tunelet për largim të deputetëve

PD dhe opozita kanë bërë thirrje popullit dhe militantëve të tyre që të jenë sot në ora 17.00 para sallës ku mbahet parlamenti (afër Xhamisë së re).

Ndërkohë thirrja e Berishës, por edhe e Metës, mbetet se populli duhet të vendosë drejtësi duke larguar kryeministrin.

Të shtunën u hodhën ca shashka dhe pak molotov, kurse sot pasdite informacionet janë se do të ketë përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë e Gardës.

Ndaj policia do të jetë e përforcuar me shumë radhë si dhe Garda në gadishmeri nga frika se mos turma tenton të hyjë në parlament.

Burime të rezervuara tregojnë se është pastruar tuneli nëntokësor që lidh sallën e parlamentit me pjesët e tjera të tunelëve të ndërtuara nga koha e komunizmit në mënyrë që deputetët e PS dhe qeveria të mund të largohen nga tuneli.

Deputetët e PS-së janë porositur të futen në sallën e parlamentit që në ora 16.00, një orë para protestës së thirrur nga opozita, në mënyrë që të mos ketë përplasje mes protestuesve dhe deputetëve të PS.

Makinat me gazlotësjellës do të jenë në oborrin e parlamentit.

Kryeministri nuk do të futet nga hyrja e zakonshme, si përherë.

SHKARKO APP