Spahiu në Dibër: Ministrin e Bujqësisë e ftoj të takojë Afrimin
Ish-deputeti i LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka qenë ditën e sotme së bashku me Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në Radomirë.
Spahiu ka shkruar se ka takuar një banor të zonës i quajtur Afrim, i cili ka shpjeguar mjaft mirë situatën ku ka përfunduar bujqësia, teksa i ka bërë thirrje ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi ta takojë atë.
Reagimi i Spahiut
Ministrin e Bujqësisë e ftoj të takojë Afrimin, në Dibër.
Ja shpjegon ai shumë mirë situatën ku ka përfunduar blegtoria, e si rrjedhojë dhe prodhimi i qumështit.
Të ngjitet dhe në Radomirë, ja shpjegojnë dhe blegtorët atje se si zgjidhen hallet e qumështit.
Sot, ke shkatëruar drejtorinë e bujqësisë në Dibër. Ke shkatëruar laboratorin e bërjes së analizave të qumështit në Peshkopi dhe çdo fermer duhet të shkojë tre herë në muaj në Shkodër të çertifikojë cilësinë e qumështit.
Tani mendoje vete, që edhe sikur ta besojmë që do ta subvencionini 100 lekë (e di mirë që jeni shumë keq me financat) nuk ja zgjidhni dot hallet blegtorëve.
Propagandës i doli kallaji dhe nuk ju beson më njeri.
Sot, të fala nga të gjithë blegtorët e Dibrësta, ata të Lushnjes po ti çojnë të falat përditë.


