Spaho: Pranojmë edhe qeveri të majtë, por pa Edi Ramën kryeministër

Ish-deputeti Edmond Spaho është shprehur se Partia Demokratike është e interesuar për të zgjidhur ngërçin politik, ku e ka çuar vendin Edi Rama.

Në emisionin ‘Real Story’, Spaho për herë të parë u shpreh se janë gati që përbërja e qeverisë tranzitore të jetë e majtë, por jo me Edi Ramën kryeministër.

“Ne ia kemi dhënë dorën [Edi Ramës] dhe i vodhi zgjedhjet. Edhe në 2017-ës, të njëjten gjë kemi thënë [qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër], por për hir të konjukturave, toleruam. Bëmë marrëveshjen, por Edi Rama e shkeli. Ne u nisëm për interesin e vendit, por Edi Rama nuk mbajti fjalën”, nënvizoi Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita kërkon që qeveria tranzitore të përgatisë vendin për zgjedhje të përgjitshshme të parakoshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?