Përplasje te United, Lisandro Martinez shpërthen ndaj drejtuesve: Nuk do ta mbyll gojën!
Problemet te Manchester United duket se shkojnë përtej rezultateve në fushë. Lisandro Martinez ka kritikuar hapur drejtuesit e klubit, duke kërkuar më shumë investime dhe ambicie, ndërsa Wayne Rooney e ka kundërshtuar për mënyrën se si zgjodhi të shprehej publikisht.
Pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në Champions League, mbrojtësi argjentinas kërkoi më shumë përgjegjësi nga drejtuesit, duke vënë në pikëpyetje punën e drejtorit teknik Jason Wilcox.
“Pres më shumë investime dhe më shumë nga drejtori ynë teknik. Nuk mund të ndryshosh vazhdimisht trajnerët. Po pjesët e tjera të klubit?”, deklaroi Martinez për Prime Video.
Në një intervistë për CBS Sports, ai theksoi se United duhet të synojë trofe madhorë dhe jo thjesht pjesëmarrjen në kompeticionet më të rëndësishme.
“Duhet të flasim më shumë për fitimin e Champions League dhe Premier League. Nëse nuk themi të vërtetën, asgjë nuk do të ndryshojë. Nuk do ta mbyll gojën”, u shpreh argjentinasi.
Megjithatë, legjenda e klubit, Wayne Rooney, e kritikoi, duke argumentuar se deklaratat e tilla mund të dëmtojnë marrëdhëniet brenda skuadrës.
Ndërkohë, trajneri Michael Carrick shmangu polemikat, ndërsa Amad Diallo e cilësoi humbjen si një turp.
Situata bëhet edhe më shqetësuese për United, që sipas raportimeve ka regjistruar pesë ndeshje radhazi pa fitore. Pavarësisht investimeve në merkato, skuadra nuk po arrin të japë rezultatet e pritshme.

