Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 09:37 Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it Jakup Krasniqi ka zhvilluar sot vizitën e fundit në banesën e tij në Kosovë, përpara se të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK godet 7 grupe kriminale, u sekuestruan 3 milionë euro

Aktualitet E diel, 19 Maj 2024 09:01
SPAK godet 7 grupe kriminale, u sekuestruan 3 milionë euro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale, ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje  gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Sipas njoftimit të SPAK, në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, SPAK, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian.

SPAK ka nxjerrë 50 urdhërarresti nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.

Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakordësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Mund t'ju interesojë

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

Para 11 minutash
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Para 14 minutash
Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pu...

Para 24 minutash

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milionë euro, ku  përfshihen:

  • 2.996.760 euro cash;
  • Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
  • Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
  • Armë zjarri;
  • Targa të përshtatura automjetesh;
  • Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
  • Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
  • Njoftimi i plotë i SPAK: https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-18-05-2024/
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it
Para 8 minutash

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS
Para 11 minutash

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

Rinovimi i kontratave te Inter, plani i Oaktree shqeteson yjet
Para 13 minutash

Rinovimi i kontratave te Inter, plani i Oaktree shqeteson yjet

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale
Para 14 minutash

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 10 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 13 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 15 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 10 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.