SPAK-u intensifikon hetimet për disa oligarkë, njeri iku mbrëmë nga Shqipëria para fletë-arrestit…
SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara kushdo i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Natyrisht në bashkëpunim me qeveritarë të ndryshëm, të ish-pushtetit të Berishës, por edhe në kohën e Edi Ramës.
Janë me qindra milionë euro në formë tenderimesh, koncensionesh, investitorë strategjikë, etj ku SPAK-u po bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e pastrimit të parave, drejtorinë e Tatimeve, SHIK, ministrinë e brendshme, etj.
Dosjet po mbushen me letra korrupsioni qeveritarë-oligarkë ndaj presioni është rritur ndaj prokurorëve të SPAK-ut prej biznesit VIP dhe politikës se lartë, por është ambasada e SHB në Tiranë e cila mbështet pa asnjë rezervë prokurorët special në punën e tyre.
Po të mos jetë ndihma e ambasadës amerikane, disa dosje nuk do të hetoheshin, sepse presioni mbetet maksimal nga drejtues dhe ish-drejtues të shtetit shqiptar. Po kalohen në sitë se si kanë siguruar gjithë ato para e pasuri disa oligarkë; hetimet janë se pas tyre fshihen politikanë të nivelit të lartë, sikurse edhe për lidhje të ndonjerit prej tyre me krimin e organizuar, sidomos me rrjetin e kokainës.
Një prej këtyre oligarkëve ka ikur në Britani nga frika se mos SPAK lëshon ndonjë urdhër arresti dhe e kapin në Tiranë. Urdhër arresti është gati, por ai iku!