Spanja dhe Greqia miliona euro për mediat. Rama përçmon gazetarët: Nuk financoj programe komerciale dhe humoristë

Qeveria “Rama” nuk do të japë asnjë fond mbështetës për mediat. Në një intervistë për “Euro News Albania” kryeministri deklaroi se qeveri e tij do të mbështesë vetëm njerëzit në nevojë dhe me një ton përçmues deklaroi se nuk do të japë para për programe komerciale, humoristët apo futbollistët.

“…Nuk është detyrë e qeverisë të financojë programe komerciale. Ne garantojmë miniumin jetik. Do shohim në vijim, por duhet pritur radha. Ka njerëz në kushtet e egzistencës… Unë kam njerëzit në çadër, dhe s’mund tu them që rrini akoma në çadër se unë kam për të paguar futbollistë apo humoristë…”,- tha kreu i qeverisë.

Përfaqësues të shoqatave të mediave dhe anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë kërkuar zyrtarisht nga qeveria që në paketën ekonomike të emergjencës të përfshijë edhe mediat.  Përgjigja e sotme e kreut të qeverisë nuk lë shumë vend për interpretime, kryeministri jo vetëm nuk e vlerëson rolin e medias, sidomos në këtë emergjencë, por edhe e përçmon atë. Media nuk është vetëm programe humoristike, por mbi të gjitha informim dhe është më shumë se e domosdoshme në këtë krizë të jashtëzakonshme.

Për të kuptuar sesa larg realitetit është kreu i qeverisë mjafton të shoh në vendet fqinje. Greqia miratoi dje pakete ndihmë 32 milionë dollarë për të mbështetur mediat dhe për të mos lejuar shkurtimin e vendeve të punës. Spanja, vendi më i goditur nga kriza pas Italisë, vendosi mbështetjen e medias si pushtet të katërt dhe si një e mirë publike që duhet financuar për informimin e publikut.

E çuditshme se si një njeri që vjen edhe nga bota e medias, ndër vitet 1992-1997 ishte te KOHA JONE, tashmë është konvertuar në një njeri antimedia.

Nuk po i kërkon njeri për taksat apo tarifat e mediave, ndonese edhe ata mund të shikohen në këto kushte, por sëpaku të paguaj pagat e gazetarëve dhe punonjesve të medias. Disa media janë mbyllur për shkak të situatës, të tjera janë përgjysmuar, kompanitë e reklamave kanë braktisur fushatën e publikimeve, etj pra gjithçka në kolaps.
Pa media të lira dhe funksionale çdo qeveri bën si të dojë, por ajo edhe sikur të jetë qeveria më e mire në botë, duhet kontrolluar. Dhe media e ka per detyrë dhe mision. Por jo nje media e dërrmuar, e cila mezi jeton, ndaj me sa duket kryeministri kështu e mendon median.

E do të plagosur dhe pa lekë!

https://arkiva.kohajone.com/greqi-32-milione-euro-ndihme-per-mediat-kush-eshte-ne-shtepi-prej-1-marsit-page-800-euro/

SHKARKO APP